“Burgjet e UÇK-së, histori e maltretimeve dhe vrasjeve të aktivistëve të LDK-së”/ Specialja etiketoi një vend krimi, Haziri: Ka dëshmitarë të gjallë

Aktuale

“Burgjet e UÇK-së, histori e maltretimeve dhe vrasjeve të aktivistëve të LDK-së”/ Specialja etiketoi një vend krimi, Haziri: Ka dëshmitarë të gjallë

Nga: M.L. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 11:32
Ish-fabrika e metalit në Kukës

Ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala, javën e kaluar u paraqit para Gjykatës Speciale në një konferencë përgatitore për gjykim. Ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat pretendohet të jenë kryer midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 në ish-fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Ish-fabrika e metalit në Kukës tashmë zyrtarisht konsiderohet si vend krimi nga Dhomat e Specializuara dhe zyra e Prokurorit të Specializuar. Ish udhëheqës të UÇK-së të pyetur nga mediat për këtë lokacion janë shprehur se nuk kanë informacione.

Ndërkaq, duke e komentuar këtë rast, publicisti Nexhat Haziri ka thënë se po ndodhë drejtësia.

Në një postim në Facebook Haziri ka thënë se, burgjet e UÇK-së apo të ashtuquajturat “qendrat e ndalimit“ janë krime që duhet zbardhur, e nga të cilat e kanë pësuar shumë aktivistë të LDK-së.

Njëri ndër ta sipas Hazirit ishte edhe ish ministri Blerim Kuqi, i cili ka shpëtuar i gjallë falë fillimit të bombardimeve të NATO-së.

Drejtësia po ndodhë!

Fabrika e metalit në Kukës, Specialja e quan vend krimi, ish-anëtarët e Shtabit te UÇK -Se s’dinë asgjë për të.

-Burgjet e UÇK-së apo të ashtuquajturat “qendrat e ndalimit“ janë krime që duhet zbardhur. Janë histori e maltretimeve dhe vrasjeve të shume personave, aktivistëve të LDK-së.

Një nga dëshmitarët e gjallë të këtyre burgjeve është edhe vet ish-deputeti dhe ish-ministri Blerim Kuqi, fati i të cilit që jeton sot, ishin fillimi i bombardimeve te NATO-s.

KOHA PER DREJTESI. (n.h)”, ka shkruar Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat