“Voto breh, bonja plus”, nënkryetari i Vushtrrisë detyron asamblisten e PDK-së të votojë në vend të kolegëve që nuk ishin në sallë

Aktuale

“Voto breh, bonja plus”, nënkryetari i Vushtrrisë detyron asamblisten e PDK-së të votojë në vend të kolegëve që nuk ishin në sallë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:40
Pamje nga video

Në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë sot është votuar në emër të asamblistit që nuk ishte i pranishëm në seancë.

Në seanca e Kuvendit e cila ishte duke u transmetuar live në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë është dëgjuar nënkryetari i kësaj komune, Shpëtim Zhegrova duke e detyruar asambilsten e PDK-së të votonte  në emër të asambleistit të PDK-së Arlind Gogolli dhe Lorik Maxhuni.

Po ashtu në videon e publikuar dëgjohet nënkryetari Zhegrova duke e detyruar edhe asamblistin e PDK-së, Mentor Hasani që fletëvotimin ta fut në kuti të votimit.

“Voto të Arlindit, bonja plus. Voto bre qitja. Bonja tick. Edhe të Lorikit. Veç le qaty, o vec le qaty o shpirt”, dëgjohet duke thënë Zhegrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat