Osmani për targat: Në luftën kundër bandave, presim përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së

Aktuale

Osmani për targat: Në luftën kundër bandave, presim përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:07
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për çështjen e targave duke thënë se vendimi për t’i kthyer ato në RKS, nuk është bërë kundër qytetarëve serbë.

Ajo përmendi djegien e një veture mbrëmë në Leposaviq, e cila kishte rikthyer targat në RKS.

“Ta shohim kontekstin e targave nga një segment tjetër, e ajo është që ka një kohë të gjatë që qytetarët serbë të cilët po e respektojnë ligjin, po zbatojnë ligjin, po i konvertojnë targat në ato që njihen me ligj, targa të Kosovës dhe po i largojnë ato të kohës së Millosheviqit. Si rezultat i kësaj po u digjen shtëpitë, po u digjen veturat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë, gjithë këto veprime të strukturave ilegale dhe kriminale të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”.

E para e shtetit tha se kthimi i targave në RKS nuk po bëhet kundër qytetarëve serbë.

Kosova është rikonfirmuar si shteti me reformat më të mëdha në gjithë Evropnë në fushën e sundimit të ligjit dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo dëshmon që veprimet tona kanë qenë të drejta, veprimet janë për sundim të ligjit, barazi të të gjithëve para ligjit, assesi kundër qytetarëve tanë serbë, por edhe vet fakti që mbi 90 për qind të serbëve tashmë i përdorin targat ilegale në Republikën e Kosovës, është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë”.

“Ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme përfshirë me djegie të veturave e shtëpive, që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale. Lufta jonë është luftë kundër bandave, në luftën kundër bandave ne presim që të kemi përkrahjen e aleatëve tanë edhe në BE edhe në SHBA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat