​Hoti: Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%

Aktuale

​Hoti: Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 21:38
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve

Në një postim në Facebook, Hoti ka njoftuar se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%.

Postimi i plotë i Hotit:

1. Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64% (sipas Agjencisë së Statistikave).

2. Rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti.

3. Të hyrat e ATK-së janë rritur me 21%.

Bazuar në këto tri fakte, është e qartë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik.

Qeveritarët lëvdohen se rritja e të hyrave të ATK-së ka qenë rekorde, bile është tejkaluar edhe plani për mbledhjen e të hyrave.

Nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat