Berisha: Kosova e kopjoi Strategjinë e Sigurisë nga Serbia

Aktuale

Berisha: Kosova e kopjoi Strategjinë e Sigurisë nga Serbia

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 21:28
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se Strategjia e Sigurisë e miratuar ditë më parë në Kuvend, është e kopjuar nga Serbia.

Ish-komandanti i UÇK-së në Betejën e Koshares theksoi se kjo ishte e rëndë ta dëgjojnë shqiptarët.

“Nuk ka qenë korrekte të mirret model struktura. Dhe deputeti Rashit Qalaj, nëse nuk gaboj, e prezantoi përmbajtjen e njëjtë me dy dokumente serbe dhe shqiptare. Pra kjo ishte e rëndë si gjuhë në Kuvendin e Kosovës, është e rëndë me dëgju shqiptarët në rend të parë, qytetarët tanë. Kosova nuk është shkëput përmes Badinterit nga Jugosllavia, përmes luftës”, tha ai.

Sipas tij, modeli i kësaj Strategjie është shumë larg atyre rreziqeve me të cilat përballen qytetarët e vendit.

“Ka modele shtetesh që janë shumë më afër Kosovës. Identifikimi i rreziqeve, janë shumë larg atyre rreziqeve që e përcjellin dhe e përballin me pasiguri qytetarin e Kosovës në vazhdimësi. Pra është shku në nivelin e përshkrimit të rreziqeve që përkojnë me shtetet që kanë një zhvillim enorm ekonomik, një standard të lartë, një sistem të lartë të kontrollit e të komandimit brenda vendit të tyre, dhe janë parashiku disa rreziqe janë reale ekzistojnë, mirëpo në Kosovë ka disa rreziqe shumë më të rëndomta”, shtoi ai.

Draft-Strategjia e sigurisë për Kosovën 2002-2027 është miratuar në lexim të parë në Kuvend të hënën. E njëjta u kritikua nga opozita, të cilët thanë se nuk i përgjigjet sfidave të kohës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat