Krivaqa dhe Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Aktuale

Krivaqa dhe Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:34
Foto nga vendngjarja

Po vazhdon gjykimi ndaj të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të cilët akuzohen nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, lidhur me vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit.

Të akuzuarit në fjalën e tyre nuk kanë pranuar akuzën e cila ju ngarkohet. I akuzuari, Dardan Krivaqa ka shprehur ngushëllime lidhur me rastin e ndodhur dhe se nuk pajtohet me akuzën që i vihet nga ana e Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu fajësinë nuk e ka pranuar as i akuzuari i dytë Arbër Sejdiu.

Në këto momente dëshminë e saj para trupit Gjykues po e paraqet nëna e Marigonës, Valdete Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat