​Të verbrit kërkojnë mbështetje institucionale: Jeta në Kosovë po bëhet sfiduese

Aktuale

​Të verbrit kërkojnë mbështetje institucionale: Jeta në Kosovë po bëhet sfiduese

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 14:58
Bajramshahe Jetullahu

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Grave të Verbra në Kosovë, Bajramshahe Jetullahu, kërkon mbështetje institucionale dhe shoqërore për të verbrit.

Ajo thotë se për të verbrit është sfiduese jeta në Kosovë. Ajo kërkon nga Qeveria por edhe komunat që t’i dalin në ndihmë kësaj kategorie për mirëqenie, punësim, mundësi për shkollim, por edhe kushte për të ecur lirë në rrugët e Kosovës.

Jetullahu thotë për KosovaPress se përpjekjet e të verbërve janë të vazhdueshme për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të drejtave të tyre.

Derisa Komuna e Prishtinës ka vendosur disa pllaka taktile për qasje më të lehtë të verbërve në rrugët e kryeqytetit, për Jetullahun kjo është e pamjaftueshme.

Jetullahu: Le të kthejnë një fije drite në fund të tunelit se nuk bëhet asgjë, jemi pjesë e kësaj toke edhe ne

Këtyre pllakave që u lavdërua kryetari, pllakat ndoshta i kanë vendosur vetëm për sy, me i pa dikush sepse ato pllaka për të verbrit janë katastrofë për shkak se midis pllakave ai rend ku i verbëri duhet ta fut shkopin në atë vijë dhe më përcjellë rrugën se ku po shkon, vendosen tabela të ndryshme, shportat e mbeturinave, reklamat, nëse një i verbër e përcjell vijën dhe ka pengesë atëherë do të ndeshet me të dhe do të përfundojë për toke... Diku 10 apo 15% komuna e Prishtinës i plotëson disa nevoja por asnjëherë nevojat e duhura që janë për personat e verbër... Apeloj në organet relevante, le të kthejnë një fije dritë në fund të tunelit se nuk bëhet asgjë, kur ka për ahengje të ndryshme edhe për neve duhet me pasur, jemi pjesë e kësaj toke edhe ne” , përfundon ajo.

Sipas Jetullahut, sfidë më vete mbetet edhe arsimimi i të verbërve në vend, pasi që institucionet arsimore nuk ofrojnë kushte për ta.

Jetullahu: Për të shkuar në shkollë duhet të ketë makinë të shkrimit për të verbri, mundësi ka por qeveria nuk i siguron

“Sa i përket punësimit mund ta quaj zero e sa zero mbrapa, punësimi tek personat e verbër dhe llojet e tjera me nevoja të veçanta kanë shumë pak të përfshirë në punësim pak apo hiç. Në Kosovë sa i përket të verbërve mund ta quaj në gishta të një dorës mund t’i numërojmë sesa janë të punësuar. Ne gjithmonë vizitojmë organet tona kërkojmë punë. Për çka të arsimohen fëmijët tanë kur mbesin të mbyllur brenda katër mureve atëherë kur e kryejnë shkollën sepse nuk ka punësim për të verbrit. Gjithmonë thonë se ‘jemi duke bërë një punë të madhe, jemi duke u munduar’ por fatkeqësisht nuk ka asgjë”, thotë ajo.

Sipas saj, edhe shkolla speciale për të verbrit në Pejë nuk është opsioni më i mirë për shkollimin e tyre, për çka edhe jep arsyet.

Jetullahu: Një shkollë speciale në Pejë nuk mjafton

Vetëm një shkollë specifike është në Pejë gjë që nuk mjafton për shkak se për shembull, ai i Kaçanikut për të shkuar në shkollë në Pejë, atij i duket se është dal në botën tjetër... Ndërsa shkollat me program gjithëpërfshirës nuk na duken se kanë shumë efekte sepse nuk kanë makina shkrimi... Një fëmijë për të shkuar në shkollë të rregullt duhet të ketë makinën e shkrimit për të verbrit... Mundësi ka por qeveria nuk i siguron, qeveria e mbulon vetëm shkollën për të verbrit ndërsa fëmijët tjerë iu drejtohen shoqatave. Një prind i një fëmije kërkon t’i sigurojë një makinë shkrimi sepse fëmijës i duhet në shkollë por edhe në shtëpi, ajo ka diku 2-3 kg dhe mund të mbahet edhe në shkollë edhe në shtëpi”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat