Çeku priti përfaqësues të artit nga Ukraina: Përvoja e Kosovës, si mund t'i ndihmojë ukrainasit

Aktuale

Çeku priti përfaqësues të artit nga Ukraina: Përvoja e Kosovës, si mund t'i ndihmojë ukrainasit

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 17:57
Hajrulla Çeku priti në takim Yuliia Hnat, Alex Fisher, Kateryna Iakovlenko dhe Kateryna Botanova, përfaqësues nga fusha e kulturës dhe artit nga Ukraina.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku priti në takim Yuliia Hnat, Alex Fisher, Kateryna Iakovlenko dhe Kateryna Botanova, përfaqësues nga fusha e  kulturës dhe artit nga Ukraina, shkruan Syri.net Kosova.

"Bashkë diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë sa i përket kulturës, ngritjen artistike pas luftës dhe si mund të ndihmojë përvoja e Kosovës Ukrainën. Gjithashtu ndër të tjera u fol për ndikimin dhe organizimin e bienales Manifesta në Prishtinë, bienale kjo që pritet të mbahet në Ukrainë në vitin 2028 dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore", theksohet në njoftim.

Ministri Çeku shprehu keqardhje për situatën e rëndë në Ukrainë, po ashtu mbështetjen dhe solidaritetin e vendit tonë me këtë shtet. 

Delegacioni nga Ukraina po qëndronin në Kosovë në kuadër të Konferencës së Asociacionit Ndërkombëtar të Bienaleve që u mbajt në Prishtinë si pjesë e Manifesta 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat