Shqetësohet Melihate Tërmkolli: Ajo që ka dalë sot është status autonomie për serbët në Kosovë

Aktuale

Shqetësohet Melihate Tërmkolli: Ajo që ka dalë sot është status autonomie për serbët në Kosovë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 00:29
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka folur për draft-statutin për Asociacionin, ku tha se këtë e ka marrë me shumë shqetësim.

Tërmkolli tha se populli është në një mjegullnajë të madhe, pasi ende nuk ka qëndrim zyrtar nga Kurti.

Sipas saj, kjo është papërgjegjësi e madhe e Qeverisë.

“Të vetmen gjë që kemi pasur nga kryeministri, se ka diçka, iniciativë, ndërkohë që Escobari thotë se e përkrahin propozimin franko-gjerman. Ne jemi në një mjegullnajë të madhe për shkak që nuk kemi një qëndrim zyrtar të institucioneve përgjegjëse nga Qeveria respektivisht Kurti. Në kohën kur të gjithë flasin dhe ne nuk kemi një reagim të Qeverisë sonë, është një papërgjegjësi e madhe dhe është një mungesë e madhe transparence”, deklaroi ajo.

Po ashtu, Tërmkolli thotë se në këtë draft janë shumë pika që janë në harmoni me marrëveshjen e vitit 2013.

“Unë e kam marrë me shqetësim të madh këtë draft, sepse në njëfarë mënyrë del jashtë kornizave të cilat i ka konsideruar Gjykata Kushtetuese e Kosovës që janë shkelje dhe në këtë propozim gjejmë shumë pika që janë në harmoni me marrëveshjen e vitit 2013”, tha me tëj ajo.

Tërmkolli shtoi se Drafti që u publikua në media sot është status autonomie për serbët në Kosovë.

“Ajo që ka dalë sot është status autonomie për serbët në Kosovë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat