“Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin”/ Hoti mesazh për ata që e rrezikojnë mbështetjen nga ShBA

Aktuale

“Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin”/ Hoti mesazh për ata që e rrezikojnë mbështetjen nga ShBA

Nga: M.L. Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:44
Avdullah Hoti

Ish kryeministri, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje organeve drejtuese të vendit që të mos e rrezikojnë mbështetjen e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Hoti ka përmendur të mirat që i kanë ardhur vendit kur është koordinuar me Shtëpinë e Bardhë, përcjell "Bota sot".

Ai ka theksuar se do të detyrohen që t’i lirojnë zyrat dhe të dorëzojnë mandatin tek ata që e ruajnë miqësësinë e përhershme me SHBA-në.

Postimi i plotë:

Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë:

1. ka ndodhur njohja nga Izraeli,

2. e kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë,

3. e kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave,

4. e kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji,

5. e kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane,

6. e kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt.

7. e kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke.

Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk do lejojë që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat