​Musfafa - Muratit: As matematikë të klasës së tretë ministër nuk je kah dinë

Aktuale

​Musfafa - Muratit: As matematikë të klasës së tretë ministër nuk je kah dinë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 13:34
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se tregtarët po vazhdojnë të abuzojnë me çmimet e produkteve themelore në treg.

Ministri Murati në seancën plenare mori shembull çmimin e vajit ushqimor. Sipas tij ditëve të fundit është importuar vaj ushqimor në Kosovë me 1.40 euro-centë për një litër, ndërsa në dyqane shitet 2.65 euro centë.

Për këtë, Murati tha se ky projektligj e rregullon marzhën e fitimit të madh në treg prej 90 për qind siç është rasti me vaj. Ndërsa, për konstatimet e Muratit se tregtarët kanë fitim 90 për qind me vaj ushqimor, deputeti nga LDK-ja Besian Mustafa i ka thënë ministrit se: “As matematikën e klasës së tretë nuk po e din”.

Murati: Tregtarët ditëve të fundit po fitojnë 90 për qind me vajin ushqimor

“A e din sa është çmimi i importit që ka hyrë vaji ushqimor në tregun e Kosovës ditëve të fundit? Çmimi mesatar i importit për një litër vaj që ka hyrë në kufi ditëve të fundit është 1.40 euro-centë, ndërsa shitja në rafte është 2.65 euro-centë ose marzha e fitimit 90 përqind. Dhe neve na thuhet që nuk është problem te mazha e fitimit 90 për qind, problem është te TVSH-ja 8 për qind, e cila edhe kur hiqet siç e kemi parë në rastin e gastronomisë nuk reflektohet në çmimin te konsumatorët. Këtu e kemi problemin, partitë opozitare nuk e kanë hallin pse tregtarët abuzojnë me çmime, por synimi i tyre është që të hiqet TVSh-ja, të ulen të hyrat e qeverisë e në anën tjetër të trashet fitimi i tregtarëve”, tha ai.

Deputeti nga LDK-ja Besian Mustafa e ka quajtur të pa ditur ministrin Murati për sa i përket llogaritjes së fitimit për bizneset.

Mustafa: As matematikë të klasës së tretë ministër nuk je kah dinë

“Ministër i Financave, magjistër i ekonomisë edhe atë në Angli nëse nuk gaboj, mos me ditë matematikë të klasës së tretë të shkollës fillore se si llogaritet marzha gros marxhina e fitimit po supozojë ke dashtë gros marzhinën e fitimit, the shitet më duket 2.65, koston e ka 1.45 dhe the kosto dhe marzhina gros është 90%, as matematikë të klasës së tretë ministër nuk je kah dinë“, tha ai.

Ndaj Muratit ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili pyeti ministrin se prej kur raportet e UNICEF-it janë më të rëndësishme se Kushtetuta e Kosovës.

Krasniqi tha se me këto masa që dalin nga ky projektligj kanë me u shkatërru mbi 15 mijë biznese të vogla.

Krasniqi: Prej kur ministër raportet e UNICEF-it janë më të rëndësishme se Kushtetuta e Kosovës

“Prej kur ministër raportet e UNICEF-it janë më të rëndësishme se Kushtetuta e Kosovës, qysh mundesh me u thirr në raporte të UNICEF-it me thënë për këtë po e bëjmë e Kushtetuta ta ndalon unë e di që e dinë që ta ndalon se nëse neni 10 i Kushtetutës thotë ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik ju po doni me shkel konkurrencën e lirë, ju nuk po doni me leju konkurrencë por po doni me iu tregu bizneseve të vogla sa guxojnë me shit e çka guxojnë me shit e sa guxojnë me mbajt e çka nuk guxojnë me mbajt“, u shpreh ai.

Kundër replikë pati ministri Murati, ku përmendi edhe fitimin e naftëtarëve.

Murati: Kemi ndalur fitimin e madh edhe të naftëtarëve

“Qytetarët e dinë që nafta ka shkuar deri 1.95 euro-centë, marazha e fitimit kur është marrë vendimi për kufizim ka qenë 30 centë për litër, me marrjen e vendimit është reduktuar në 12 centë. Pra, nuk është interesi i shtetit që bizneset të humbin, përkundrazi jemi të interesuar që të kemi biznese të shëndosha me marzha të pranueshme dhe në anën tjetër nuk abuzohet me çmime dhe të dëmtohen qytetarët”, tha ai.

Ai ka thënë se këto ligje nuk po ju përshtaten opozitës për shkak të grupeve të interesit të cilat i përfaqësojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat