"Tokë me falë nuk kam, hasmi n’p... t’s*mës"!/ Çun Lajçi i jep këshilla Kurtit se si të sillet përball Serbisë në dialog

Aktuale

"Tokë me falë nuk kam, hasmi n’p... t’s*mës"!/ Çun Lajçi i jep këshilla Kurtit se si të sillet përball Serbisë në dialog

Nga: M.L. Më: 20 tetor 2022 Në ora: 10:15
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi nëpëmjet një postimi në Facebook, i ka dhënë disa këshilla kryeministrit të vendit Albin Kurti, se si duhet të sillet në raport me dialogun me Serbinë, si dhe në paraqitjet e tij ndërkombëtare.

Kështu, ka kritikuar Kurtin, i cili qeshi kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia mbylli sytë me duar në Gjermani, duke thënë se duhet të jetë i vendosur dhe hijerëndë.

Ai i ka thënë kryeministrit që para ndërkombtarëve të tregojë e “ e do pak Iber e pak Luginë”.

Postimi i plotë:

E sheh Albin?

Fol, a je burrë a s'je?

Mirë bane që m ‘dëgjove e nuk ma ktheve fjalën.

T ‘thash shaje vetën para se me t ‘sha, krueje kryet para se me ta krua tjetëri dhe mbushi gropat e rrugëve para se me i thye kambët!

Po ta knojnë kangën "Ku m'je kanë moj Zanë" e ti po hesht sikur mos t'kishe vesh!

Kallxoju burr se ishe të miqt,( jo more, të dajt deshta me thanë), dhe se je kthye vonë, mbas akshamit e nuk kan pasë qyshë me t'pa! Bile-bile je kthye me kundrat e zeza e me thembrat e çorapëve bojë jeshile!

Po t'thonë: Ti je kryebudalla i shtëpisë se budallëve!

Hiqe more jorganin! Qiti shpatullat n'fushë e dlire shtratin. Thuej budallët le t'shkojnë të budallët e le t'knojnë tan ditën! Mos prit më zbardhë dita, e m'u çua ata t'vonuemit e me ta knua prap kangën!

Këndoje ti!

"Prit e prit edhe ndoj vjet, se shtati vjen tue u pjekë" e deri ta çelish tunelin Prizren-Tetovë e Pejë-Rozhajë, mandati yt kryhet me faqe t'bardhë! Bile-bile ka rrezik me vazhdua mandatin deri sa ta ndreqësh edhe Grykën e Rugovës, si Austrohungaria!

Edhe mos u ba si trumcaku e me t'marr ngrykë ai zgatavelli aman, se po skuqesh si speci! As mos u qesh se s'po t'ka hije! A je a s'je Hasan Prishtinë? Atij kurrë s'i ka qeshë mustaku! Hije randë duhet me qenë burri! E ke pa Vuçiqin qysh i zgurdullon sytë? Ai kurrë nuk qeshet, prandaj Evropa ia lëmon shpatullat!

Ti përpiqi vetullat e thueju: Pak Ibër e pak Luginë e dua, n'daçit me fjetë rehat! Ali Podrimja ka vdekë, po ma ka lanë poezinë "tokë me falë nuk kam, hasmi n'p... t'samës"!

Eh, për sot boll të mësova e tash përvjeli mangët e dlire shtratin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat