Termokosi nuk ndryshon çmimet e ngrohjes, Hoti thotë se është meritë e Isa Mustafës

Aktuale

Termokosi nuk ndryshon çmimet e ngrohjes, Hoti thotë se është meritë e Isa Mustafës

Nga: N.E. Më: 18 tetor 2022 Në ora: 20:30
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike dhe ish- kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Termokosi nuk do t’i ndryshojë çmimet as për këtë vit.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se “zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfË, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit”.

Atij i vjen mirë që qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore, gjersa ka shtuar se në këtë kohë të krizës energjetike është tepër e rëndësishmë të gjenden burime tjera të ngrohjes gjatë dimrit.

Hoti pret që projektet të ngrohjes të zhvillohen së shpejti së paku në qendrat e mëdha urbane të Kosovës.

Postimi i plotë:

Çmimi i ngrohjes qendrore mbetet i pa ndryshuar këtë dimër.

Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.

Më vjen mirë që qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore. Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera.

Menaxhmenti i ri i ngrohtores Termokos e ka nisur punën me shumë energji dhe duket se ka siguruar mbështetje nga partnerët zhvillimor të Kosovës për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit. I rëndësishëm është gjithashtu fakti se çmimi i ngrohjes mbetet i pandryshuar këtë dimër.

Në këtë kohë të krizës energjetike është tepër e rëndësishme të gjenden burime tjera të ngrohjes gjatë dimrit.

Pres që projekte të ngrohjes të zhvillohen së shpejti së paku në qendrat e mëdha urbane të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat