Prokuroria Speciale konfirmon ndalimin e një të dyshuari për krime lufte

Aktuale

Prokuroria Speciale konfirmon ndalimin e një të dyshuari për krime lufte

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se në Budapest të Hungarisë, sipas urdhër arrestit ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media bën me dije se ndaj S.S., është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me  krimet e luftës.,

I njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë.

Me këtërast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat