Kamberi viziton varret e vëllezërve Bytyqi në Nju Jork: Vrasësit e tyre ende në liri, nën mbrojtjen e shtetit

Aktuale

Kamberi viziton varret e vëllezërve Bytyqi në Nju Jork: Vrasësit e tyre ende në liri, nën mbrojtjen e shtetit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 21:03
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kujtojmë se Kamberi është i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova, u arrestuan në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata u liruan nga burgu pas dënimit dhe më pas u vranë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviç, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte. Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat