Blloku A-5 jashtë funksionit, s’po gjenden kompani të “përgjegjshme” për ta kryer remontin

Aktuale

Blloku A-5 jashtë funksionit, s’po gjenden kompani të “përgjegjshme” për ta kryer remontin

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 16:15
KEK

Dimri po afrohet, e një prej blloqeve të Termocentralit Kosova A, s’është dërguar ende në remont. Procedurat për këtë kanë filluar qe dy muaj, por s’po gjendet kompani e “përgjegjshme” për të kryer remontin. KEK s’është deklaruar fare për këtë çështje, por këtë informacion e ka dhënë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili foli për kapacitetet energjetike. Një lajm i mirë në këtë kohë është që çmimi i rrymës ka shënuar rënie.

Korporatës Energjetike të Kosovës i kanë dalë telashe me bllokun A-5 të Termocentralit Kosova A.

Tash e tre muaj s’është arritur që të gjendet ndonjë kompani e përgjegjshme për të rehabilituar këtë njësi, që është lëshuar në funksion gati qe 50 vjet, me fuqi prej 210 MW.

Ky bllok s’është fare në funksion aktualisht. Nëse nuk gjendet ndonjë kompani e përgjegjshme më shpejtë, do të vështirësohet edhe më shumë furnizimi me rrymë gjatë dimrit, periudhë kjo kur edhe me të gjitha njësitë në funksion, s’arrihet të mbulohen nevojat e konsumatorëve.

Problemet e KEK’ut me këtë njësi i ka zbuluar mbrëmë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, disa kompani i kanë dorëzuar ofertat, por thotë se janë të papërgjegjshme dhe joserioze.

“Ka 2-3 muaj që po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton A5shin. Nuk ka. Tash kanë ardh disa oferta, jemi në process të trajtimit. Shumica e tyre të papërgjegjshme, jo serioze, sepse thjeshtë ka pak gatishmëri të kompanive me renome të vazhdojnë të merren me renovim të kapaciteteve të vjetra me qymyr. Nuk po aplikojnë, sepse kanë marrë udhëzime me shku me u marr me energji të ripërtëritshme, kapacitetet e tyre me u marr me energji të ripërtëritshme. Nuk është tu punu fare A5’shi, aty është problemi. Pa u kry renovimi…”, ka deklaruar Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat