Gashi: Nuk kemi nevojë ta përmbushim asnjë kriter politik për vizat

Aktuale

Gashi: Nuk kemi nevojë ta përmbushim asnjë kriter politik për vizat

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 00:57
Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, ka thënë se Kosova nuk duhet asesi të pranojë të plotësojë kushte politike për ta marrë liberalizimin e vizave

Sipas analistit Astrit Gashi, Kosova nuk duhet ta përmbush asnjë kriter politik dhe as nuk duhet ta lidhë këtë proces me dialogun Kosovë-Serbi.

Gashi, ka thënë se Kosova duhet t’i përmbushë kriteret teknike, por jo edhe ato politike.

“Për viza as në mëngjes nuk duhet me u zgju me shku në punë për pjesën politike. Nese ka probleme teknike po, ato i kemi kry më herët”, ka thënë ai.

Kriteret teknike sipas Gashit, tashmë janë të mbyllura, të cilat vetë institucionet e BE-së sipas tij i kanë mbyllur.

“Po flasim për kritere të mbyllura, që e kanë mbyllur vetë institucionet e BE-së. Nëse nuk ka kriter por është vendim politik, ne nuk kemi nevojë ta përmbushim asnjë kriter politik”, ka thënë Gashi.

Gashi, ka thënë se kushtet për liberalizim të vizave për Kosovën po përdoren politikisht dhe po tentohet të lidhet ky proces me marrëveshjen me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat