Miftaraj: Franca sot shtoi një kriter që duhet ta përmbushë BE, vizat po lidhen me dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Miftaraj: Franca sot shtoi një kriter që duhet ta përmbushë BE, vizat po lidhen me dialogun Kosovë-Serbi

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 19:02
Ehat Miftaraj

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se Kosova në vitin 2018 i kishte 40 kritere për t’i plotësuar për vizat, ndërsa në vitin 2018 ato u shtuan në 97.

Ai ka thënë se sot për ironi, me kërkesë të Francës u shtua një tjetër kriter, që duhet të përmbushet nga BE dhe jo Kosova.

Miftaraj ka shtuar se liberalizimi është lidhur me demarkacionin e taksa, ndërsa tani me dialogun Kosovë-Serbi.

Postimi i tij i plotë:

Në vitin 2014, Evropa nëse nuk gaboj kishte caktuar mbi 40 kritere që Kosova duhej të plotësonte për liberalizimin e vizave.

Deri në vitin 2018 numri i kritereve kishte shkuar në 97!

Për ironi sot me kërkesë të Francës, Kosovës iu shtua një kriter shtesë, të cilin nuk duhet ta përmbush Kosova, por Bashkimi Evropian!

Me fjalë tjera procesin e liberalizimit të vizave nga kërkesa për plotësimin e kritereve teknike, se paku nga viti 2016 e këndej e kanë lidhur me plotesimin e kritereve politike si demarkacioni dhe taksa, e tash kryekeput me dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat