Presidenca çeke: Mbështetje për liberalizimin e vizave me Kosovën, por duhen sqaruar disa tema

Aktuale

Presidenca çeke: Mbështetje për liberalizimin e vizave me Kosovën, por duhen sqaruar disa tema

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:48
Ilustrim

Presidenca çeke e Bashkimit Europian bën të ditur përmes një deklarate për shtyp, se grupi i punës për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian zhvilloi diskutimin e parë mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas kësaj deklarate, Komisioni Evropian prezantoi përditësimin e tij lidhur me raportin teknik për këtë temë, i cili rikonfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave.

Sipas presidencës çeke, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Europian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.

Por presidenca çeke bën të qartë, se për të përparuar në këtë kuadër, do të jetë e nevojshme për të sqaruar një sërë temash të lidhura me liberalizimin e vizave dhe për të vazhduar diskutimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat