Njohësi i çështjeve ndërkombëtare jep detaje rreth sistemit që bllokon vizat: Na kanë kapë në këtë pikë nevralgjike

Aktuale

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare jep detaje rreth sistemit që bllokon vizat: Na kanë kapë në këtë pikë nevralgjike

Nga: N.E. Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:40
Ilustrim

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Agon Maliqi, ka reaguar pas lajmit se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Maliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky sistem pritet të vihet në funksion në nëntor 2023 dhe do të vlejë për të gjitha vendet që kanë liberalizim.

Sipas tij, ndërlidhja e këtij sistemi me vendimin për vizat nuk ka kurrfarë logjike, prandaj njësoj si vitet e mëparshme duket vendim kryekëput politik i lidhur me dialogun.

“Ky sistemi ETIAS pritet të vihet në funksion në nëntor 2023 dhe do të vlejë për të gjitha vendet që kanë liberalizim - kur udhëton në BE duhesh thjesht me u regjistru online e me informu se po vjen. Ndërlidhja e këtij sistemi me vendimin për vizat nuk ka kurrëfarë logjike, por njësoj si vitet e mëparshme duket vendim kryekëput politik i lidhur me dialogun, i cili mundet me u ndryshu në takimin e radhës. Vendim thellësisht i padrejtë, por i paralajmëruar gjithsesi për shkak të peshës që po ia japin dialogut në kontekstin e luftës në Ukrainë. Serbisë para disa ditësh ia ndalën importin e naftës ruse (humbje vjetore rreth 600 milionë) dhe ia nisën procesin në parlament evropian për suspendimin e mundshëm të negociatave”, ka shkruar Maliqi.

Sipas tij, vendet evropiane e kanë kapur Kosovën në këtë pikë nevraligjke, sepse nuk kanë u të kapen tjetër.

“Neve na kanë kapë në këtë pikë nevralgjike sepse s’po kanë për çka tjetër me na kapë, dhe sepse këtu në këtë pikë elementare e kemi nguju veten qysh prej demarkacionit dhe taksës 100%. Njëjtë nuk do të na mbështesin as për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar tuje Maliqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat