Sistemi ETIAS, zyrtarja e BE-së: Po vazhdon diskriminimi ndaj Kosovës

Aktuale

Sistemi ETIAS, zyrtarja e BE-së: Po vazhdon diskriminimi ndaj Kosovës

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 17:29
Kati Schneeberger

Pak më parë u raportua se Franca ka kushtëzuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, çështje të cilën sot, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian, e diskutoi për herë të parë.

Në lidhje me këtë,ka reaguar Kati Schneeberger, zyrtare e Bashkimit Evropian, e cila ka thënë se, gjithmonë po dalin arsyetime të reja për vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave.

Ajo po ashtu ka thënë se kjo çështje nuk duhet të vazhdojë kështu.

“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është ETIAS që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka thënë Schneeberger në Twitter.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat