Aksioni “Brezovica”/ Sveçla: Lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve vazhdon edhe në ditët e ardhshme

Aktuale

Aksioni “Brezovica”/ Sveçla: Lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve vazhdon edhe në ditët e ardhshme

Nga: M.L. Më: 11 tetor 2022 Në ora: 19:32
Foto nga vendngjarja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera për realizimin e suksesshëm të aksionit të radhës në luftën e pakompromis ndaj krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në aksionin ‘Brezovica’.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet tjera për realizimin e suksesshëm të aksionit të radhës në luftën e pakompromis ndaj krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në aksionin ‘Brezovica’ pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka shprehur vendosmërinë për të zbatuar ligjin në mënyrë që shkelësit të dalin para drejtësisë.

Jemi te vendosur që të zbatojmë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente.

Lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me të gjitha angazhimet e plota të organizmave tanë institucional në mbrojtjen efektive të së përbashkët”, përfundoi ministri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat