Hoti me të dhëna për viza shengen: Ata që i vonuan që nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësi

Aktuale

Hoti me të dhëna për viza shengen: Ata që i vonuan që nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësi

Nga: N.E. Më: 11 tetor 2022 Në ora: 19:12
Deputeti i LDK-së

Të enjten do të mbahet mbledhja e Këshillit Evropian, mbledhje kjo që në agjendë të saj ka edhe diskutimin për liberalizimin e vizave të Kosovës.

E për vonim të vizave, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

Sipas Hotit, për periudhën 2016- 2022, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada.

Hoti përmend këto shifra duke iu referuar raportit të BPRG të tetorit 2022.

Deputeti i LDK-së, ka shtuar se ata që i kanë votuar vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë.

“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të BPRG të tetorit 2022).

Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat