Kurti e kryetari i Tuzit biseduan edhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi

Aktuale

Kurti e kryetari i Tuzit biseduan edhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 18:05
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe përfaqësuesit e kësaj komune.

Në takimin e përbashkët me kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, u bisedua për mundësitë për thellim të bashkëpunimit institucional.

Të gjitha këto me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Tuz dhe në Mal të Zi.

Po ashtu, u bisedua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në kulturë dhe arsim, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat