​Ministrja e Arsimit ka dy kërkesa për komunat lidhur me psikologët

Aktuale

​Ministrja e Arsimit ka dy kërkesa për komunat lidhur me psikologët

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 21:32
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se në grantin e arsimit në nivel vendi, Qeveria ka të miratuara 520 pozita për psikologë shkollorë. Por, për fat të keq më pak se 1/3 e tyre janë të punësuar.

Nagavci ka shkruar në Facebook se si Ministri e Arsimit i bëjnë thirrje komunave që në kuadër të përgjegjësive të tyre, këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, të shpallin konkurset dhe të mos pranojnë kuadër tjetër për pozitat të cilat i kanë të lejuara për psikologë.

“Mirëpresim shpalljen e konkursit për 25 psikologë në Komunën e Prishtinës dhe i ftojmë që sa më shpejt të hapin konkursin edhe për së paku 25 psikologë tjerë. Komuna e Prishtinës i ka në dispozicion 66 pozita për psikologë e pedagogë, por aktualisht janë vetëm 4 pedagogë dhe rreth 12 psikologë të punësuar në shkollat e Prishtinës”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat