Bërja biznes me Kosovën, Bangladeshi ofron fuqi punëtore

Aktuale

Bërja biznes me Kosovën, Bangladeshi ofron fuqi punëtore

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 18:11
Rizwan Rahman

Rizwan Rahman, presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Dhakës, kryeqytetit të Bangladeshit, tha se Kosova është një vend me potencial për t’i shitur ato që prodhohen në vendin e tij.

Ai pas takimit me zv.ministrin e Jashtëm të Kosovës, të hënën në Dhaka, Kreshnik Ahmeti, tha se tregtia dypalëshe ka shënuar rritje vitin e shkuar, shkruan “TheFinancialExpress”.

“Tregtia dypalëshe midis Bangladeshit dhe Kosovës ishte 0.31 milion dollarë në vitin 2020, derisa eksporti ynë në vitin 2021 ishte 1.41 milion dollarë”, shtoi ai.

Sipas Rizwan Rahmanit, në Kosovë bëhet biznes i njëjtë sikurse në Bangladesh, meqë ekonomia drejtohet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Kosova mund të punësojë profesionistët tanë të Teknologjisë Informative, inxhinierët dhe fuqinë punëtore të kualifikuar nga Bangladeshi”, shtoi Rahman.

Sipas tij, edhe produktet farmaceutike të Bangladeshit janë potencial i madh eksporti në Kosovë.

Ai tha se krijimi i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë (MTL) midis Bangladeshit dhe Kosovës mund të lehtësoj promovimin e tregtisë, investimeve dhe interesave tregtare e ekonomike.

Kreshnik Ahmeti, sipas “TheFinancialExpress”, tha se 92 për qind e bizneseve në Kosovë janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Bangladeshi ka njohur pavarësinë e Kosovës më 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat