Reagojnë djemtë e Isa Mustafës për terminalin: Do të keni punë me shtetin slloven- Edhe bartësit e pushtetit japin llogari para ligjit

Aktuale

Reagojnë djemtë e Isa Mustafës për terminalin: Do të keni punë me shtetin slloven- Edhe bartësit e pushtetit japin llogari para ligjit

Nga: M.L. Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim nga videoja e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka publikuar sërish një video përmes së cilës ka përmendur ish-pushtetarë e deputetë, për të cilët ka thënë se kishin përvetësuar terminale doganore.

Në mesin e të apostrofuarve në videon e VV-së, janë edhe djemtë e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ndaj kësaj videoje nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar djali i Isa Mustafës, Besniku.

Ai ka thënë se, Kompania “Intereuropa” e përmendur në video, me veprimtari themelore depo doganore publike, transport dhe shpedicion është kompani Sllovene me seli në Koper të Sllovenisë.

Sot, si djem të Isa Mustafës, u akuzuam dhe u shantazhuam nga mediat e VV-së, -parti në pushtet për Terminal Doganor. Kompania “Intereuropa” me veprimtari themelore depo doganore publike, transport dhe shpedicion është kompani Sllovene me seli në Koper të Sllovenis”, ka theksuar Mustafa.

Sipas Besnik Mustafës, kompaninë në fjalë, pushteti për nevoja të propaganës e adresuan në emër të familjes së tyre.

“Por pushteti, për nevoja të propagandës, kompaninë Sllovene dhe terminalin e saj e bënë të familjes tonë. E gjithë kjo për të shantazhuar dhe kërcënuar në emër të Byros së tyre politike për konfiskim. E unë u them, urdhëroni dhe konfiskone ose mbylleni këtë kompani, por do të keni punë me Shtetin Slloven e jo me familjen Mustafa, sepse nuk është e familjes sonë, por para se ta bëni bisedoni me shtetin Slloven”, u shpreh ai.

Po ashtu, Besnik Mustafa, theksoi se kjo kompani nuk është as e LDK-së, prej së cilës pushteti frikësohet shumë. “Nuk është as e LDK-së, prej së cilës frikësoheni aq shumë”, shkroi ai.

Në fund, ai ftoi VV-në e cila është në pushtet që të sqarojë pronësinë e kompanive.

“Jeni në pushtet, i keni të gjitha mundësitë për të sqaruar pronësitë e kompanive, themeluesit e tyre dhe fitimet që ato i realizojnë edhe në rastin e terminalit që na e mveshni neve, që në fakt është gënjeshtër e konstruktuar, si për pronësinë ashtu edhe për fitimet. Për gjera të tilla, shantazhim, tentime frikësimi konstruksione të rrejshme edhe bartësit e pushtetit japin llogari para ligjit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat