​Sallova: Osmani po sillet me Ramën siç po sillet ai ndaj Kosovës

Aktuale

​Sallova: Osmani po sillet me Ramën siç po sillet ai ndaj Kosovës

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 22:32
Donik Sallova

Marrëdhëniet mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë shpesh duken jo të mira. Qëndrimin e liderëve të dy vendeve e ka analizuar analisti Donik Sallova.

Sallova në një intervistë për Ora News, u shpreh se 2 a 3 vitet e fundit Rama nuk ka pasur marrëdhënie të mira me udhëheqësit e Kosovës por sipas tij po punohet në nivel teknik.

Sakaq sa i përket marrëdhënieve Osmani-Rama, analisti tha se presidentja Osmani po sillet me Ramën siç po sillet Rama ndaj Kosovës.

“Në 2 a 3 vitet e fundit Rama nuk ka pasur marrëdhënie të mira me udhëheqësit e Kosovës. Heshturazi dhe në nivel teknik kam besimin se po punohet. Rama nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me armiqtë e Thaçit në Kosovë. Me Kurtin pavarësisht mosmarrëveshjeve marrëdhënia menaxhohet mirë. Presidentja Osmani po sillet me Ramën siç po sillet Rama ndaj Kosovës. Në këtë kontekst Osmani po sillet ndaj Ramës si kundrejt një fqinji që nuk mund ta shohë në mënyrë të veçantë. Qëndrimi i Ramës në shumë raste e ka nxjerrë Kosovën shumë keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat