“Ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit”/ Hoti me kritika për qeverisjen një vejçare e gjysmë të Qeverisë Kurti

Aktuale

“Ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit”/ Hoti me kritika për qeverisjen një vejçare e gjysmë të Qeverisë Kurti

Nga: M.L. Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:17
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika kundër Qeverisë Kurti përsa i përket punës së saj përgjatë një viti e gjysmë.

Hoti ka thënë se partia në pushtet gjatë kësaj kohe është dashur të promovojë rrugë,shkolla, stadium dhe vendit t`i sillte njohje të reja.

Po sipas tij,në vend të kësaj, kjo parti i kthehet propagandës së mashtrimit dhe shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë.

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, shkruan Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat