A e ka mbështetur Flocken ekzekutimin e pagave për grevistët?

Aktuale

A e ka mbështetur Flocken ekzekutimin e pagave për grevistët?

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 15:15
Susan Flocken

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët.

Ndërkaq, në anën tjetër nga SBAShK-u thanë se presin që pagat të dalin sot gjatë ditës.

E ditë më parë drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken, e cila u takua me kryetarin e SBAShK-ut dhe kryeministrin Kurti, në një intervistë për Klankosova.tv, kishte thënë se paga e mësuesve do të duhej të vazhdohej edhe gjatë grevës.

“Në shumë vende kjo është e rregulluar ose në rregulloren e pagës së mësuesit ose në atë të grevës, e kuptoj që në Kosovë paga e mësuesit duhet të vazhdohet edhe gjatë grevës është një e drejtë, qeveria duhet ta ndjekë legjislacionin në fuqi, natyrisht”, ka thënë Flocken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat