Merret vendimi, pezullohet greva - mësimi fillon të hënën

Aktuale

Merret vendimi, pezullohet greva - mësimi fillon të hënën

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 08:31 Përditësuar në ora: 15:08 më 01.10.2022
Pamje nga konferenca e BSPK

E konfirmon Jasharaj: Nuk do të kompensohen orët e humbura të mësimit

Kryetari i SBAShk-ut, Rrahman Jasharaj, përmes konferencës së mbajtur së bashku me BSKP-n ka njoftuar se mësimi do fillojë të hënën, kështu duke pezulluar grevën deri në muajin janar.

Ai gjatë kësaj konference ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit nuk do të zëvendësohen.

Jasharaj, i bëri thirrje të Qeverisë që të reflektojë deri në muajin janar dhe të zgjidh problemin dhe kërkesat e SBAShK-ut.

Ai tha se qeveria nuk duhet të sillet ashtu siç ishte sjell deri më tani, pasi muaji janar do të vije shumë shpejt.

BSPK pezullon grevën deri në janar 2023: Qeveria s’fitoi por të reflektojë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka marrë vendim për pezullim të grevës. Vendimi është dhënë në një konferencë të jashtëzakonshme ku morën pjesë përfaqësuesit e sindikatave anëtare. Në këtë konferencë u tha se vendimi u mor me votat e shumicës së anëtarësisë për hir të nxënësve dhe prindërve dhe se Qeveria e Kosovë nuk duhet që këtë ta marrë si fitore por të reflektojë për të rikthyer dialogun social.

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, tha se sindikatat nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe duhet të jetë e qartë që bëhet fjalë vetëm për pezullim dhe jo mbyllje të grevës, Ai u shpreh se nuk është mirë që në janar të rikthehet greva por të plotësohen kërkesat.

Jasharaj: Greva nuk mbyllet por pezullohet

“Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023, bazuar në vullnetin e deklaruar të anëtarësisë edhe pse rezultatet e deklarimeve u pa se janë me diferencë jo shumë të madhe nëse i marrim pro pezullimit dhe kundër pezullimit. Kjo është fryma demokratike në sindikatat tona. Uroj që kjo kohë të shfrytëzohet nga qeveria për dialog të mirëfilltë sepse janari i vitit 2023 vjen shpejtë por nuk është mirë të ndodhin prape greva si kjo e tanishmja”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se pezullimi nuk duhet të merret si fitore nga Qeveria e Kosovës. Ai tha se deklarimet nxitëse të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, të krijonin bindjet sikur ata po dëshironin që greva të vazhdonte në mënyrë që të tërhiqej vëmendja nga problemet e tjera.

Jasharaj: Me pezullim nuk ka fituar askush 

“Uroj që Qeveria të mos e marrë këtë deklarim tonin për pezullim si fitore sepse nuk ka fituar askush. Ne në SBASHK e kemi bërë sepse greva në pafundësi në arsim do të thotë dëmtim i rëndë i procesit mësimor por e gjithë kjo ka ndodhur nga kryeneçësia dhe nga deklarimet nxitëse… U krijua një bindje që Qeveria Kurti po e do grevën mbase që ta ketë opinionin kundër nesh e mbase qytetarët e Kosovës mos ti shtrojnë pyetje për shumë çështje që lidhen me jetën e tyre por e bëjmë për hir të nxënësve”, vijoi Jasharaj.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, tha se greva nuk ishte akt personal i askujt por mjet i fundit presioni ndaj Qeverisë për të realizuar kërkesat e tyre.

Hykolli: Greva nuk ishe akt personal i askujt 

“Greva ka qenë e ligjshme, ka qenë e nevojshme, tash ka hyrë në javën e pestë dhe greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit presioni në raport me partnerin social, Qeverinë. Greva nuk ishte dhe nuk do të jetë akt personal i askujt, as individual e as grup të individëve, por mjet i organizimit sindikal”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi, konfirmoi se Qeveria e Kosovës nuk ka derdhur mjetet në xhirollogaritë e sindikatave duke shtuar se kjo është shkelje e ligjit. 

Gashi: Qeveria nuk ka derdhur mjetet në xhirollogari 

 

“Sapo mu konfirmua që Qeveria e Kosovës në kundërshtim me ligjin për organizmin sindikal, neni 21, nuk ka proceduar kuotën sindikale q është obligim i cili del mbi organizimin sindikal, prandaj i bëj ftesë Qeverisë së Kosovës që me urgjencë ta respektojë këtë ligj dhe të derdhë mjetet e anëtarësisë në xhirollogaritë e sindikatave në të kundërtën ne do të kuptojmë si disavantazh, si cenim i të drejtës sindikale, por edhe si shkelje e drejtpërdrejtë e ligjeve ë ku ka ë keq se vetë qeveria të jetë shkelëse e ligjit”, tha Gashi.

BSPK filloi grevën më 25 gusht me kërkesën për 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga. Qeveria ofroi 50 euro për 4 muaj, gjë që nuk u pranua nga sindikalistët.

Jasharaj mesazh qeverisë Kurti: Të mos ndihet triumfale, por të marrë mësim nga greva

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media sot ka njoftuar se e kanë pezulluar grevën dhe se mësimi nis të hënën në shkolla. 

Por, ai tha se Qeveria Kurti s’duhet ta shohë këtë si një fitore të saj, por të marrë mësim meqë pezullimin e saj e bënë për hir të fëmijëve.

“Uroj që Qeveria Kurti të ketë nxjerrë mësime dhe të mos dalë tash e të ndihet triumfale. Sindikatën e Arsimit, shërbyesit civilë, por edhe BSPK-në, që ka një histori të lavdishme nga vitet e 90-ta, s’ka mundur kush ta gjunjëzojë, as kjo qeveri as të tjerat  që do të vijnë”. 

Jasharaj ka thënë se kanë qenë kategorikë ndaj grevës, por se për shkak të linçimeve dhe fyerjeve të rënda kanë hequr dorë nga greva. 

Ai shtoi se do të vazhdojnë komunikimin me Qeverinë kërkesat e anëtarësisë të gjejnë forma të tjera në përballje me Qeverinë.

“Këtë pezullim po e bëjmë me vullnetin e anëtarësisë për të dëshmuar se ne e ndiejmë çka është viti shkollor dhe po të them se jemi ndierë keq për një muaj në shtëpi. Apelet e prindërve i kemi pranuar dhe pikërisht edhe për hir të tyre, sepse pjesa më e madhe e prindërve kanë qenë dinjitoz, ka pasë kërkesa e urdhra nga Qeveria që të shkojnë në shkollë dhe të mbajnë mësim. Aty-këtu e kanë bërë. Por, nxënësit kanë qenë të mrekullueshëm dhe apeli im ka qenë që ata të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin rrugëve për t’u përballur me rreziqe”. 

Nga BSPK tregojnë kur dalin pagat për grevistët

Nga Bashkimni i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë thënë se pagat për mësimdhënësit e shërbyesit civil që janë në grevë, do të dalin të hënën.

Sipas tyre ka ndodhur një gabim teknik, por se ekzekutimi i tyre do të bëhet të hënën. 

“Për pagat unë sot kam pas një komunikim me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodh një gabim Teknik. 

Unë besoj se të hënë do të ekzektohen”, tha përfaqësuesi i BSPK’së.

Jasharaj flet pas pezullimit të grevës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka marrë vendim për pezullim të grevës. Vendimi është dhënë në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas kryeartit të Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, anëtarësia me një diferencë të vogël vendosi për pezullim të grevës.

“Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023. Bazuar në vullnetin e deklaruar të anëtarësisë edhe pse duhet të jem i sinqertë, rezultatet e deklarimeve u pa se janë me diferencë jo shumë të madhe. Nëse i marrim pro pezullimit dhe kundër pezullimit. Kjo është fryma demokratike në sindikatat tona. Uroj që kjo kohë të shfrytëzohet nga qeveria për dialog të mirëfilltë sepse janari i vitit 2023 vjen shpejtë por nuk është mirë të ndodhin prap greva si kjo e tanishmja”, tha Jasharaj.

Pezullohet greva, mësimi fillon të hënën

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që të pezullojë grevën. 

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj tha se pezullimi i grevës do të vlejë deri në janar të vitit të ardhshëm dhe se kërkesat e tyre mbetet të njëjta.

Ai madje ka bërë thirrje që Qeveria t’i realizojë kërkesat a tyre.  

Përderisa të premten SBAShK-u përmes një postimi në Facebook ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës, më së largu deri në janar 2023, janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK mban konferencë të jashtëzakonshme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media.

Sipas njoftimit dërguar mediave, konferenca do të mbahet në orën 14:00, në Sallën “1 Tetori”.

 “Ju informojmë se BSPK sot, e shtunë, më 1 tetor 2022 në orën 14:00  në Qendrën e Studentëve Salla “1 Tetori” mban Konferencën e jashtëzakonshme për medie”,thuhet në njoftim.

Ndryshe, SBAShK-u përmes një postimi në Facebok ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet tutje.

“Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%. Nga të deklaruarit pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%”,thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Këto shënime, sipas SBAShK-ut do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK.

Po ashtu SBAShK ka falënderuar anëtarësinë e saj ‘duke ju shprehur respektin për qëndrimin dinjitoz gjatë gjithë viteve e dekadave të punës në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave’.

“Qëndruat dinjitoz e bashkë e në SBASHK edhe gjatë gjithë grevës, që erdhi pa dëshirën tuaj, po për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog e zgjedhje të kërkesave tuaja legjitime. Na fyen e linçuan, por ari nuk përlyhet. Ju ishit dhe mbeteni luftëtarë të dritës kundër errësirës. Të vazhdojmë rrugëtimin Bashkë e në SBASHK”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Po ashtu tutje thuhet se SBASHK edhe njëherë dëshmoi se vepron duke u bazuar në zërin e anëtarësisë, e jo, siç janë munduar të plasojnë shpifje disa individë a grupacione se vendosin individë të caktuar.

Kështu, sipas SBAShK-ut u veprua edhe lidhur me grevën e filluar më 25 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat