Trendafilova nuk foli me gazetarët nga Haga, por nga Prishtina

Aktuale

Trendafilova nuk foli me gazetarët nga Haga, por nga Prishtina

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:43
Ekaterina Trendafilova

Nuk ishte në Hagë, por ndodhej në Prishtinë, ku iu drejtua mediave me 21 shtator, në një konferencë të mbajtur online.

Kjo është kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova.

Një fakt i tillë tashmë konfirmohet zyrtarisht nga vetë Dhomat e  Specializuara.

“Për t'iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve tuaja, kryetarja  Trendafilova mbajti takimin informues online nga Prishtina”, thotë Angela Griep, shefe e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun në përgjigje me shkrim për RTKlive.

Të mërkurën në orën 10:00, Trendafilova mbajti një konferencë për media në platformën Zoom, për gazetaret kosovarë, pasi zyrtarisht Dhomat e Specializuara njoftuan se mbajtja e një takimi të tillë, por me prezencë fizike, i planifikuar në Gjilan, ishte anuluar.

Kjo për faktin se PSD dhe veteranët e UÇK-së, kishin paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër ardhjes së saj.

“...Nuk e di, nuk besoj se do të vij deri në fund të këtij viti (në Kosovë v.j) sepse unë gjithashtu kam shumë punë...”, deklaroi ndër të tjera Trendafilova në atë konferencë online, kur u pyet nëse pas anulimit të vizitës së saj në Gjilan, do të vinte gjatë këtij viti në Kosovë.

“...Natyrisht se unë do të vij përsëri, mirëpo unë nuk dëshiroj të shihem sikur po e sfidoj dikë”, ka thënë ajo.

Në fakt, tani rezulton se Trendafilova, ndodhet në Kosovë që nga dita e martë, 20 shtator.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara, ishte në Prishtinë gjatë gjithë kësaj jave, duke mbërritur të martën dhe duke dhënë personalisht dy intervista për media atë ditë, duke pasur  komunikim online edhe personalisht të mërkurën, dhe më pas u takua me ministren e Drejtësisë dhe palët e interesuara”, thotë Griep për RTKlive.

“Takime ka pasur edhe me Përfaqësuesin e BE-së, shefin e  EULEX-it dhe shteteve kontribuuese dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së”.

Duke iu referuar konferencës online të mbajtur të mërkurën nga Trendafilova, shefja për informim e Dhomave të Specizlizuara, Angela Griep, përsërit se - “kur gazetarët e pyetën kryetaren Trendafilova se kur do të vinte sërish në Kosovë, ajo u përgjigj se nuk ishte e sigurt se do të arrinte të vinte sërish këtë vit për shkak të obligimeve që ka me DHSK, por shpreson të kthehet diku vitin tjetër”.

Megjithatë, në asnjë njoftim të mëparshëm, Dhomat e  Specializuara nuk kanë njoftuar se Ekaterina Trendafilova ndodhet në Kosovë.

Njoftimi i fundit në lidhje me këtë vizitë ishte ajo e anulimit  të vizitës për të ardhur në Gjila, për të mbajtur konferencë për me gazetarë dhe shoqërinë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat