Demhasaj: Institucionet e sigurisë nuk duhet ta lënë me kaq tentimin për atentat ndaj Kurtit

Aktuale

Demhasaj: Institucionet e sigurisë nuk duhet ta lënë me kaq tentimin për atentat ndaj Kurtit

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 23:37
Albin Kurti

Pas raportimit në media se gjatë vitit 2021 kishte planifikim për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, analisti Arton Demahasaj thotë se institucionet e sigurisë së Kosovës nuk duhet ta lënë këtë punë me kaq.

Sipas tij, me këtë çështje duhet të mirren edhe agjensionet e intelegjencës.

“Te rasti i tentimit ose përgatitjes së atentatit ndaj kryeministrit, këtë mendoj se nuk duhet me lanë kaq thjesht institucionet tona të sigurisë, por edhe të Shqipërisë të sigurisë…duhet të mirren edhe agjensionet e intelegjencës me këtë. Me pa kush fshehet pas këtij qëllimi, cili ka qenë qëllimi për të bë atentat ndaj kryeministrit, nëse veçse ka qenë i vërtetë”, tha ai.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur se kryeministri Kurti ishte informuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Sipas tyre, ky rast nuk është bërë publik për të mos përhapur panik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat