Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë normalizohen me njohje të ndërsjellë

Aktuale

Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë normalizohen me njohje të ndërsjellë

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 19:37
Albin Kurti

Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha sot se nuk i komenton dokumentet e publikuara pa autorë lidhur me mundësitë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ndërsa ritheksoi se kjo mund të ndodhë vetëm me njohje të ndërsjellë.

Gjatë fundjavës mediat vendase botuan një lajm për siç u tha një dokument të propozuar nga Franca dhe Gjermania për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat