​Tahiri: Lidershipi amerikan, i nevojshëm për njohjen reciproke me Serbinë

Aktuale

​Tahiri: Lidershipi amerikan, i nevojshëm për njohjen reciproke me Serbinë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 20:20
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që angazhimi i SHBA-së të jetë i vazhdueshëm, në veçanti në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme të njohjes reciproke Kosovë-Serbi.

Duke iu referuar vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit, Tahiri tha se diskutimi dhe çështjet e ngritura ishin jashtëzakonisht të mirëseardhura, sidomos në funksion të avancimit të bashkëpunimit të dy shteteve.

Postimi i plotë në Facebook:

Në Departamentin Amerikan të Shtetit shpreha mirënjohjen time për angazhimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë në mbështetje të ndërtimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike në Kosovë.

Po ashtu, theksova rëndësinë që angazhimi amerikan në Kosovë të jetë i vazhdueshëm dhe i përhershëm, ashtu siç është miqësia mes dy vendeve tona, në veçanti në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, në lidershipin amerikan në arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Diskutimi dhe çështjet e ngritura ishin jashtëzakonisht të mirëseardhura, sidomos në funksion të avancimit të bashkëpunimit të dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat