Berisha: LDK sot e para në opozitë, nesër e para në vend

Aktuale

Berisha: LDK sot e para në opozitë, nesër e para në vend

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:20
Anton Berisha

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se sipas një sondazhi, LDK është partia e parë opozitare me 22.3 për qind. “LDK sot e para në opozitë, nesër e para në vend”, ka shkruar Berisha.

Ndërkaq, Berisha thotë se “VV e ka një vazhdimësi rënie”.

Ai tregon se si kanë ardhur këto rezultate.

Ai thotë se do të ishte e pafalshme që LDK të mos mobilizohet për të dalë partia e parë.

Postimi i plotë i Anton Berishës:

LDK, SOT E PARA NË OPOZITË, NESËR E PARA NË VEND

Sipas një sondazhi të UBO Consulting të publikuar nga Nacionale, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë opozitare me 22.3%.

Në anën tjetër, në raport me VV e cila ka një vazhdimësi rënie trendi në LDK është vazhdimësi rritjeje.

Dështimi i qeverisjes së VV në krye me Kurtin dhe dështimi i presidentes Osmani me projektin politik Guxo e kanë racionalizuar votuesin kosovar për të hequr dorë prej përkrahjes së populistëve që në pushtet u treguan oportunistë dhe jokompetentë për t’u marrë me tema serioze shtetërore dhe të papërgjeshëm në raport me nevojat e qytetarëve.

Besimi në rritje për LDK-në duhet të jetë shtytje për lidershipin që të jetë edhe më veprues në struktura dhe në interaktivitet me qytetarët për t’i bindur se qasja serioze dhe reale e LDK-së është e vetmja zgjidhje politike për shtetin në këtë periudhë përcaktuese për Kosovën dhe rajonin.

Do të ishte e pafalshme që ne të mos mobilizohemi për të dalë partia e parë ngase vendi ka nevojë që gjysëmanarkinë e gjysëmkaosin që ka krijuar VV në më pak se dy vite pushtet ta largojmë nga institucionet  për ta kthyer qeverisjen në shtratin institucional, ligjor e demokratik si dhe klimën ekstreme polarizuese në shoqëri ta vëmë në binarët e normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat