Projekti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nuk pritet të fillojë deri në pranverën e vitit të ardhshëm

Aktuale

Projekti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nuk pritet të fillojë deri në pranverën e vitit të ardhshëm

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 14:42
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Në janar të këtij viti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte njoftuar se tashmë kanë nisur punimet fillestare për restaurimin e objekteve brenda Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt.

Dhe për këtë qëllim kjo ministry kishte ndarë 45 mijë, me punimet që kishin filluar për renovimin e shtëpisë së Sala dhe Hamit Jasharit

Por renovimit do t’i nënshtrohet i gjithë kompleksi, i cili nuk është në gjendje fort të mirë.

Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, thotë se Kryeministri Albin Kurti bëri një memorandum me Fakultetin e Ndërtimarisë për vlerësimin e gjendjes se objekteve.

Zogaj thotë se aty u ndan afër 50 mijë euro për ndërhyrje në dy objekte.

“Themelimi i komitetit ndërministror i udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, në mbledhjen e parë të mbajtur vitin e kaluar vendosi që të bëj një memorandum me Fakultetin e Ndërtimtarisë për të vlerësuar gjendjen ekzistuese të shtëpive – cila prej tyre kërkon ndërhyrje emergjente deri sa të filoj realizimi i përgjithshëm i projektit për konservim dhe restaurim të këtyre objekteve. Komisioni profesional kishte vlerësuar se për momentin kishte nevojë për ndërhyrje emergjente në dy objekte dhe kishin paramasën për realizimin e këtyre ndërhyrjeve (rreth 50 mijë euro).

Ndërsa sa i përket projektit të përgjithshëm, Zogaj thotë se ekspertërt e angazhuar nga komiteti ndërministror ka pasur për detyrë të paraqes projektin e përgithshëm brenda këtij viti.

“Komiteti ndërministror ka caktuar një komision të ekspertëve i cili ka për detyrë që ta paraqesë detyrën projektuese para komitetit, që pastaj të fillojnë procedurat tenderuese për hartimin e projektit realizues. Fillimisht ky komision i ekspertëve ka premtuar që deri në fund të këtij viti do të përgatis detyren projektuese, por në ndërkohë kanë shtuar aktivitetin e tyre dhe kanë premtuar se deri në fillim të muajit tetor, ky projekt do t’i dorëzohet komitetit ndërministror”

Mirëpo sipas Zogajt, punët për realizimin e këtij projekti, vështirë se do të fillojnë deri në pranverën e vitit 2023.

“Momentin që do të dorëzohet detyra projektuese, do të filloj procedura për projektin zbatues dhe po shpresojmë se në pranverën e vitit të ardhshëm do të fillojmë me realizimin e këtij projekti” ka përfunduar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat