​Zejnullahu- Raçi aprovon dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Ferizajt

Aktuale

​Zejnullahu- Raçi aprovon dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Ferizajt

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 16:20
Foto nga takimi

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt.

Sipas njofitmit të ShSKUK-së, ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Selajdin Sallahu.

“U.d. drejtoresha Zejnullahu- Raçi, ka mbajtur një takim të përbashkët, duke falënderuar Berishën për punën e deritanishme në menaxhim të Spitalit të Ferizajt.

Kurse Sallahut i ka ofruar përkrahje nga ShSKUK dhe suksese në menaxhim të Spitalit të Ferizajt”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat