Haxhiu i PDK-së: Shëndetësia kurrë nuk ka qenë kaq e degraduar

Aktuale

Haxhiu i PDK-së: Shëndetësia kurrë nuk ka qenë kaq e degraduar

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:27
Bekim Haxhiu

Emërimet politike, nepotizmi e korrupsioni janë disa nga termat që i përmendi deputeti i PDK, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit.

Haxhiu tha se gjendja në shëndetësi është e rëndë, dhe fajin kryesor për këtë është kryeministri Albin Kurti.

“Shëndetësia kurrë nuk ka qenë kaq keq dhe asnjëherë nuk ka qenë kaq e degraduar. Pacienti ka pritur 3 vite për tu operuar në Kirurgjinë Vaskulare por kur i ka ardhur koha nuk ka mundur të operohet për shkak të mungesës së anesteziologëve. Në qeverisjen Kurti nuk është bërë asnjë hap në mirëqenie të shëndetësisë”, tha Haxhiu

“Albin Kurti është edhe zyrtarisht ministër i Shëndetësisë dhe është bërë përgjegjës për mungesë të barnave dhe pagave për punëtorët shëndetësor. Të lutem që shëndetësia mos ta ketë fatin e energjisë elektrike sepse në krye të shëndetësisë e kemi një inxhinier të dështuar”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat