Publikohet Projektligji për Paga, këto janë koeficientet

Aktuale

Publikohet Projektligji për Paga, këto janë koeficientet

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Tashmë ka dalë në publik. Projektligji për Paga për sektorin publik, doli sot në diskutim publik.

Tashmë të gjitha palët palët kanë mundësi që të japin mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me këtë Projektligj, deri më 6 tetor.

Zyra e Kryeministrit e ka publikuar këtë dokument,e bashkë e me të,edhe koeficientet e propozuar për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Bazuar në këtë Projektligj, koeficienti më i lartë në pagë do të jetë 18, dhe atë e ka vetëm presidenti/ja e vendit.

Pas presidentit/es, me pagën më të lartë është kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vijnë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me  koeficientin 17.

Kryetari i Gjykatës Supreme ka koeficient 17. Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit. Komandanti i FSK-së ka koeficientin 15, kurse 14.5 e ka drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Mësimdhënësit në shkollat e mesme të larta është propozuar ta kenë koeficientin prej 5.8.

Kryetari i Prishtinës është propozuar që ta ketë koeficientin e pagës 15 dhe nën të vinë kryetarët e komunave të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat