Çun Lajçi i reagon ashpër Rrahman Jasharajt, përmend mbylljen e shkollave në kohën e kasapit Sllobodan Millosheviq

Aktuale

Çun Lajçi i reagon ashpër Rrahman Jasharajt, përmend mbylljen e shkollave në kohën e kasapit Sllobodan Millosheviq

Nga: N. Sh. Më: 14 shtator 2022 Në ora: 16:23
Rrahman Jasharaj

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook, i ka reaguar ashpër kryesindikalistit Rrahman Jasharajt.

Lajçi në këtë shkrim, ka përmendur mbylljen e shkollave gjatë kohës së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ai pyet Jasharajn se për cilat interesa po i mbyllë shkollat?

Ndërkohë, Lajçi ka përmendur edhe presidentin historik Ibrahim Rugovën.

“Ibrahim Rugova, (kur shkova me i shpreh ngushëllime për nanën), m'pat thanë: Shkëputja e fëmiut nga shkolla, asht trasimi i rrugës për padijen! E merrni vesh mbas nji dekade, se sa analfabeti asht rritë tue i pa andërr bankat shkollore!”, shkruan Lajçi.

Postimi i plotë:

Rrahman Jashari!

Sa do me qenë atdhetar i madh, dhe mbrojtës i të drejtave dhe lirive njerëzore, në asnji rrethanë, nuk cenohet liria e fëmiut dhe nuk vritet pafajsia e tyne, për t'ardhë të interesi material i arsimtarit, edukatorit, pedagogut, misionarit të diturisë, (nëse e mbajnë hala ket epitet), dhe gjithë të tjerëve që rrinë duerkryq nën dardhë e presin me pikë dardha n'prehen!

Jeta e tjetrit sakrifikohet vetëm për lirinë e atdheut, siç bani Ademi, (Jashar po, po jo Jashar si ti) me familjen e vet. Kurse ti me gjithë stafin, sa do që jeni te ndershëm, (e nuk dyshoj) jeni tue sakrifikue dien e fëmijëve dhe lirinë e tyne n'bankat shkollore, për 100 eu!

Ibrahim Rugova, (kur shkova me i shpreh ngushëllime për nanën), m'pat thanë: Shkëputja e fëmiut nga shkolla, asht trasimi i rrugës për padijen! E merrni vesh mbas nji dekade, se sa analfabeti asht rritë tue i pa andërr bankat shkollore!

Ishte koha kur Milloshi i mbylli shkollat shqipe për interesat e veta politike!

Për cilat interesa po i mbyllni ju?

Për 100 euro s'i leni fëmijët mu kthye n'shkolla?

Si do t'arësyetohen arsimtarët para nxanësve t'vet?

Deshta me thanë turp, por s'po them, se ket fjalë se njeh ma shqiptari!

Janë ngritë përrojet mbi malet e shqiptarët mbi shtetin, andaj pritni se do ta kruejmë kryet si shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat