E zbulon Donika Gërvalla: Propozimi që “Guxo” të ketë dy kryetarë ka qenë ekskluzivisht i imi

Aktuale

E zbulon Donika Gërvalla: Propozimi që “Guxo” të ketë dy kryetarë ka qenë ekskluzivisht i imi

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 21:26
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë që ideja që Partia “Guxo” të ketë dy kryetarë ka qenë e saj.

Gërvalla në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që kolegët e saj, fillimisht kanë hezituar kur i është dhënë propozimi.

“Ky propozim ka qenë ekskluzivisht i imi. Të gjithë kolegëve që ua kam propozuar fillimisht duke përfshirë edhe Fatonin, kanë hezituar. Që nga zgjedhja e presidentes, unë e kam kryesuar partinë deri në kuvendin zgjedhor. Për gjithëkënd ka qenë e qartë që një prej kandidaturave do të jetë e imja, nuk kemi pasë proces të kontestimit të kandidaturës sime”, tha ajo.

Tutje Gërvalla ka thënë që nga ky pozicion i fortë e ka pasë shumë të lehtë që të bëjë një propozim të tillë.

“Partia e re politike, kërkon shumë punë dhe shumë angazhim. Mendoj që së bashku me kolegun tim Peci, kemi mundësi që punë t’i ndajmë në atë mënyrë që as partia, as aktivistët dhe as proceset politike të mos vuajnë nga mungesa e ndonjërit prej nesh”, u shpreh Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat