Haradinaj nënshkruhet në “Librin e Ngushëllimeve” për Elizabeth II

Aktuale

Haradinaj nënshkruhet në “Librin e Ngushëllimeve” për Elizabeth II

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 13:56
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Ai ka thënë se është mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Nderim për Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II. Mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës.

Falënderim Ambasadorit Nicholas Abbott për kujdesin. Jetë të gjatë, Mbretit Charles III”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat