Ish-ambasadori i Kosovës në Londër: Mbretëresha Elizabeth e njihte Presidentin Rugova

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër: Mbretëresha Elizabeth e njihte Presidentin Rugova

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 00:45
Muhamet Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka kujtuar kohën kur ishte takuar me mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Ai vlerësoi se tashmë e ndjera ka qenë shumë e afërt saqë e kishte bërë të harronte se përballë e kishte një mbretëreshë.

Hamiti po ashtu tregon se gjatë takimit të mbajtur, mbretëresha e kishte përmendur edhe presidentin Ibrahim Rugova dhe se si Mbretëria e Bashkuar, Qeveria, Pallati Mbretëror e të gjithë në ato fillime të Kosovës së pavarur donin të tregonin përkushtimin dhe përkrahjen për Republikën e Kosovës.

“Kam biseduar në kohen kur në dhjetor të vitit 2009 i dorëzova krendenciale të presidentit të atëhershëm Fatmir Sejdiu. Për 15-20 minuta sa kam qëndruar aty, ka qenë kohë për publikun, i gjithë takimi behej në këmbë, as mbretëresha nuk ulej dhe kemi biseduar për Kosovën”.

“Ishte aq e afërt saqë nuk e di që po flet me mbretëreshën e një perandorie të dikurshme. Biseda që ka zgjatur rreth 15-20 minuta, ka çuar deri aty sa muhabeti ka shkuar deri te biseda rreth faktit që unë kisha punuar për presidentin Ibrahim Rugova, që kishte drejtuar lëvizjen për pavarësinë e Kosovës”.

“Ajo e dinte se kush është Rugova, e shtron vetë këtë çështje sepse e përgatit ekipi i saj, e kam punë të ditur këtë, por kjo tregonte afrinë, përkrahjen e Britanisë së Madhe, të qeverisë, të pallatit mbretëror e gjithë shoqërisë dhe këtë e kam ndjere unë si ambasador i parë i Republikës së Kosovës në takime me qeveritarë”, kujtoi Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat