Qalaj: Policia ka patrulluar në liqenin e Ujmanit që nga 2008-ta

Aktuale

Qalaj: Policia ka patrulluar në liqenin e Ujmanit që nga 2008-ta

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 00:12
Rashit Qalaj

Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se deklarata e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se nga sot policia patrullon në të gjithë liqenin e Ujmanit, është “një deklaratë e pavërtetë”.

“Për ministrin e punëve të Brendshme është hera e parë, por e vërteta është ndryshe, për shkak se prezenca e policisë ka qenë atje qysh nga viti 2008”, ka thënë Qalaj.

“Kjo qeveria po mundohet t’ia atribuojë vetëvetes punën që e bëjnë institucionet”.

Megjithatë, Qalaj tha se nuk ka pasur patrullime rutinë, por vetëm kur është parë e arsyeshme, kur është dyshuar për kontrabandë.

“Patrullimet janë bërë duke u bazuar në vlerësimet operacionale që i ka bërë Departamenti i Kufirit, nuk kanë qenë patrullime të rregullta, por kanë qenë peridoke, që kanë pasur target luftimin e kontrabandës dhe aktivitetet e tjera të paligjshme”, u shpreh deputeti i PDK-së.

“Situata sot është shumë e mirë se që ka qenë para 10 vitesh”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat