“Lufta e madhe”/ Alarmon profesori: Ujmani dhe Trepça do bëhen shkatërrimtare me Serbinë

Aktuale

“Lufta e madhe”/ Alarmon profesori: Ujmani dhe Trepça do bëhen shkatërrimtare me Serbinë

Nga: N. Sh. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 22:17
Liqeni i Ujmanit

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku ka paralajmëruar se më nuk do të ndodhin luftëra për shkak të “arit të zi’, por për shkak të ujit.

Ai thotë se sipas shumë analizave gjeopolitike dhe atyre strategjike, ka shumë gjasë që në një të ardhme jo të largët, Ujmani dhe Trepça do të bëhen shkak i “Luftës së madhe”, shkatërrimtare me Serbinë.

Postimi i plotë:

Luftërat e ardhshme s’do ndodhin shkaku i “arit të zi” (naftës), po shkaku i ujit!

Sipas shumë analizave gjeopolitike dhe atyre gjeostrategjike, ka shumë gjasa që në një të ardhme të afërt;  - Jo Lugina e Preshevës, po UJMANI e TREPÇA do bëhen AI shkaku kryesor i “Betejave” (Luftës së madhe) shkatërrimtare me Serbinë;

Natyrish, nëse liberalizimi në ndërkohë nuk e shprazë tërësisht Kosovën...🤔

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat