“Dëm që nuk erdhi tek ne!”/ Edhe Ramiz Lladrovci përshëndet kalimin e Doarsa Kica- Xhelilit në LDK

Aktuale

“Dëm që nuk erdhi tek ne!”/ Edhe Ramiz Lladrovci përshëndet kalimin e Doarsa Kica- Xhelilit në LDK

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 16:56
Doarsa Kica-Xhelili

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiza Lladrovci ka komentuar kalimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga Guxo në LDK.

Lladrovci në një postim në Facebook ka shkruar se deputetja Kica-Xhelili është dëshmi për gruan e fortë që ia përplasi derën partisë së shumicës.

“Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Llafrovcit:

Gratë e forta në politikë, nuk janë të rralla, por, për fat të keq, bota mashkullore i mbivoton me zhurmë e mashtrime. Mbivotimin e zërit të gruas nuk e kemi lejuar në Drenas.

Dëshmi për gruan e fortë në politikë është Doarsa Kica Xhelili e cila ia përplasi derën partisë së shumicës. Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera.

Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë.

Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat