​Osmani dhe shefi i Misionit të Luksemburgut bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

​Osmani dhe shefi i Misionit të Luksemburgut bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ambasadorin Eric Dietz, të cilin e uroi për mandatin e tij.

Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se Osmani e ka falënderuar ambasadorin Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore,

sidomos në fushën e shëndetësisë, dhe shprehu gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi edhe nëpër fusha tjera.

Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euroatlantik të vendit, nevojën për të vendosur përfundimisht për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat