​PSD kritikon Qeverinë për keqmenaxhim në shëndetësi, ministrit Latifi ia shtron tepihun e kuq

Aktuale

​PSD kritikon Qeverinë për keqmenaxhim në shëndetësi, ministrit Latifi ia shtron tepihun e kuq

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 14:18
Donejta Demolli

Partia Socialdemokrate ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë.

Përmes një aksioni simbolik në Klinikën Emergjente në QKUK, socialdemokratët i vendosën tepihun e kuq ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi që të vjen të vizitojë këtë klinikë.

Anëtarja e kryesisë së PSD-së, Donejta Demolli tha se ministri Latifi është jashtë realitetit të Kosovës.

Demolli: Ministri Latifi është jashtë realitetit të Kosovës

“Ne as s’po e shohim ministrin dhe as s’po e shohim punën e tij. Për këtë arsye ne i kemi sjell këtë çelim të kuq, këtë tepih që ndoshta do të bindim t’ia fillojë punës. Ndotsha ky luks dhe ky glamur do të nxitë atë me pa gjendjen dhe me bërë diçka për shëndetësinë në Kosovë. Është e qartë se ky ministër është jashtë realitetit të Kosovës”, tha Demolli.

Sipas saj, në QKUK nuk ka ndodhur asnjë ndryshim nën Qeverinë Kurti, derisa për më keq, vlerësoi se gjendja është duke u rënduar.

Demolli: Ndryshimi nuk është propagandë dhe poezi, por shërbime shëndetësore cilësore 

“Në këtë vend, në QKUK, ku secili qytetarë i Kosovës ka mundur me vërejt a ka ndodhur ndryshimi i madh, ndryshimi i qeverisë së shpresës së 14 shkurtit. Ne krejt e dina se në spitale dhe QKUK nuk ka ndryshuar asgjë. Ndryshimi nuk është propagandë dhe as poezi, ndryshimi është shërbime shëndetësore cilësore, ndryshimi është shëndet më i mirë i qytetarëve. Krejt çka na ka dhënë kjo qeveri janë dy ministra, janë dy figurat kryesore të shëndetësisë. Njëri prej tyre Arben Vitia që është drejtor i një spitali privat dhe tjetri, ministri Rifat Latifi që nuk po zbret prej aeroplanit. Në sot kemi ardhur këtu, duke kuptuar që gjendja në QKUK është shumë më e rëndë se çka ka qenë më përpara. Pacientët ende janë në lista të gjata të pritjeve, ka mungesë të theksuar të barnave, sallat e operacioneve janë të mbyllura dhe mjekët janë duke shkuar në spital privat apo migrojnë në Gjermani”, shtoi ajo.

Shqetësuese sipas Demollit janë edhe politikat e gabuara të ekzekutivit në sektorin e shëndetësisë dhe migrimi i mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat