LDK: Veprimi i Hysenit për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit është i zorit

Aktuale

LDK: Veprimi i Hysenit për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit është i zorit

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 21:43
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka reaguar ndaj shkarkimit të drejtoreshës së Arsimit në komunën e këtij qyteti nga kryetari Alban Hyseni.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se që nga fillimi i mandatit qeverisës të udhëhequr nga LVV ka nepotizëm të vazhdueshëm.

“Rasti i fundit i punësimeve familjare të eksponentëve të VV-së e shpërfaq më së miri degradimin e skajshëm të qeverisjes komunale, e aq më keq, sektorin më të rëndësishëm – arsimin. Veprimi i z. Hyseni për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit dhe për anulim të konkursit është vendim i zorit e shtatë ditë me vonesë, vetëm pas presionit nga ana e Degës së LDK-së dhe të qytetarëve në përgjithësi”.

“Shkarkoje edhe drejtuesin e vendosur në Bordin e Teatrit të Qytetit, Avni Shkodrën, sa nuk është bërë e madhe dhe mos prit shtatë ditë se duhet ta shkarkosh pas asaj që do t’i njoftojmë ne qytetarët. LDK ka alarmuar me kohë për këtë degradim të skajshëm e katandisje të qeverisjes komunale, por tashmë qytetarët po e kuptojnë mashtrimin e madh që emrin e ka VV”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat